MENU
klinika

EU4Culture

Artizanët mirditorë përcjellin mjeshtërinë tek brezi i ri

26.10.2023 - 14:29

EU4Culture e ka konsideruar një tjetër ditë feste në Shkodër, organizimin e eventeve në kuadër të Javës së OKB-së.

Artizanët mirditorë kanë shfaqur kostume të punuara me dorë dhe duke i kaluar brezit të ri mjeshtërinë e tyre shekullore të qëndisjes tradicionale.

“As shiu nuk mundi të na e zbehte shpirtin”, shkruhet në faqen online të EU4Culture.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës iu bashkua fëmijëve pjesëmarrës gjatë masterklasave të qeramikës dhe qëndistarisë.

“Dua të shpreh bindjen se bashkia jonë është e hapur, e gatshme dhe e motivuar për të bashkëpunuar me çdo agjensi të Kombeve të Bashkuara, me synimet e përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët”, u shpreh kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Bashkia Shkodër dhe UNICEF nënshkruan edhe një marrëveshje që i hap rrugë krijimit të hapësirave inovative “Bibliotech” në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie” dhe bibliotekës publike të Shkodrës. Një përvojë inovative për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës nëpërmjet aftësive digjitale.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse