MENU
klinika

“Tetori do jetë sfidë e madhe”

Balla: Këtë vit janë arrestuar 50 persona për zjarrvënie

05.10.2023 - 16:04

Ministri i Brendshëm Taulant Balla duke folur nga foltorja e Kuvendit bëri me dije se deri më tani janë arrestuar rreth 50 persona për zjarrëvënie.

Balla bëri me dije se duke pasur parasysh temperaturat e larta, edhe muaji tetor do të jetë sfidë e madhe.

Ministri tha se shumë shpejt do të prezanhet në kuvend ligji për mbrojtjen nga zjarri, bazuar në mekanizmin europian të Mbrojtjes Civile.

“Fenomenti i zjarrëvënies duhet goditur. Me këtë kohë edhe tetori do të jetë një sfidë e madhe. Ende kemi problematika. Këtë vit kemi rreth 50 persona të arrestuar për zjarrëvënie dhe më shumë se kaq nuk më gëzojnë shifrat më shqetëson, trendi negativ dhe mungesa e ndërgjegjësimit të shoqerisë sonë.

Hidhi një sy te vendi fqinj, ku dëmet në zjarre përllogariten sa gjithë sipërfaqja e Shqipërisë. Një nga zjarret që rrezikoi dhe vendin e shenjtë të Kishës së Laçit tha e ka vënë kryetarja e bashkisë së Kurbinit.

E vërteta është që është një zonë që nga ora 12 e drekës deri 4 pasdite ka një intensitet ere të pakrahasueshem. Ne do të sjellim shumë shpejt në Kuvend ligjin për mbrojten ndaj zjarrit. Vendosëm t’i drejtohemi mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile,” tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN