MENU
klinika

Afera “Partizani”

Bamir Topi: Sali Berisha është në dorë të drejtësisë tani

27.10.2023 - 09:48

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka komentuar zhvillimet e fundit të sistemit të drejtësisë për privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Për këtë dosje është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për vjehrrin e tij, Sali Berishën.

I pyetur se si e shikon këtë goditje të SPAK për Berishën, ish-kreu i shtetit tha se kjo është një çështje e drejtësisë dhe fjalën e ka ajo tashmë.

‘Babait të tij i thashë të jesh krenar për këtë djalë që ke’, Sali Berisha zbulon bisedën me dhëndrin në burg
27 Tetor, 07:29
“Ka qenë një nga parimet e mia më të thella, që në momentin kur bëhet një debat institucional sigurisht shkohet tek debati institucional. Kjo është një çështje që i ka kaluar drejtësisë. Në formatin e një njeriu që ka qenë në krye të shtetit, duhet marrë në konsiderata bindja ime, që në momentin kur hyn drejtësia, komentet janë të tepërta”, tha ai.

Gjatë intervistës në emisionin “Ora e fundit” , Topi theksoi se Shqipëria ka vuajtur shumë mos-ndarjen e pushteteve. Sipas tij, tashmë të gjithë duhet të presin drejtësinë e re të japë fjalën dhe verdiktin për çështjet, të cilat i ka nënë hetim.

“Çështjet që shkojnë te drejtësia, unë jam fanatik, ato i takojnë drejtësie. Ajo që ka vuajtur Shqipëria ka qenë ndarja e pushteteve. Pushteti i drejtësisë është pushteti i drejtësisë dhe ndërkohë që e kanë marrë në dorë këtë çështje, iu takon atyre të flasin”, tha Topi.

Më tej ai u ndal edhe tek opozita, e cila sipas tij ka një përkeqësim të madh dhe kjo përçarje i ka rrënjët e thella.

“Shoh një zbehje të fortë të parlamentit për të kontrolluar qeverinë. Shoh një përkeqësim të sjelljes së opozitës ndër vite në mënyrën se si është strukturuar opozita. Aty ka një përçarje, që tani konsiderohet si përçarje e hershme. Rrënjët e kësaj përçarjeje janë të thella. Nuk kanë ardhur vitit e fundit”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të rihapet dosja e 21 janarit, ish-kreu i shtetit tha se nuk i takon atij të bëjë prononcime, por megjithatë shtoi se drejtësia duhet të kërkohet.

“Tek çështjet që janë në proces mos prisni që unë të artikulohet. A duhet për 21 janarin? Nuk mbetet për ta thënë këtu, e kam thënë vazhdimisht. Është një ngjarje shumë e rëndë, por s’më takon mua ta them, por drejtësia gjithmonë kërkohet”, tha ai.

Ai tha se “21 janari” ka qenë një situatë anormale për shtetin shqiptar, madje tha se në atë kohë ndërkombëtarët dhënë ndihmë që situata të qetësohej.

“Ka qenë një situatë absolutisht anormale për shtetin shqiptar. Çështja e debateve të egra, të pavlera dhe paradoksale, sigurisht që është koha që i zbardh dhe i qartëson. Unë boll kam konsumuar debate dhe kam dhënë fjalime dhe argumente në kohë dhe në vite, sot jam më i tërhequr. Kam qenë i vetëm, madje kujtoj me shumë respekt, ish-prokuroren Ina Rama, jo vetëm atë, por të gjithë trupën e prokurorëve sepse të punoje në ato kushte mbi të gjitha ishte forcë e madhe karakteri dhe nuk mund ta fsheh ndihmën e ndërkombëtarëve. Ngjarja që e rëndë dhe prodhoi pasoja të rënda. Forcimi i demokracisë vjen nga forcimi i opozitës. Opozita sot ka një detyrë, që duhet të gjejë kohezionin e forcave më të shëndosha, që janë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Opozita nuk është tre apo katër emra. Duhet kohezion”, theksoi ai.