MENU
klinika

“PS po mban të bllokuar komisionin për Reformën Zgjedhore”

Bardhi: Basha t’i kthehet opozitarizmit, të vij të bëjë propozime

03.10.2023 - 17:16

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli sot pas mbledhjes së deputetëve demokratë, për çështjet që u diskutuan në atë takim.

Ai hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po mban të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore.  Bardhi po ashtu tha se do të çojnë në kushtetuese ligjin për projektin e Portit të Durrësi

‘Për të dalë tek çështje konkrete, kam informuar grupin parlamentar dhe gjithë kolegët për dy komisione hetimore, për abuzimet në sistemin TIMS- dhe kontratat koncesionare në fushën e Shëndetësisë. Së dyti jemi të ndërgjegjshëm se nuk është në interesin e Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat në sistemin TIMS. Kryetari i grupit të PS-së u zotua publikisht se në rendin e ditës do të futet çështja e Reformës Zgjedhore, por nuk është futur.

Mazhoranca do të mbajë të bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. Të ndalosh opozitën që të mos caktojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës zgjedhore kërkon ta hedhësh në erë. A të dhëna shqetësuese se grupe kriminale janë të përfshira në projektin e Portit të Durrësit. Po mendojmë ta çojmë ligjin korruptiv në kushtetuese. Duan të pastrojnë paratë e krimit’- tha Bardhi.

Ai i bëri gjithashtu ftesë Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për propozimet e kryera nga vetë kreu i PD-së si dhe për Reformën Zgjedhore.

Vetingu në politikë nuk ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Kolegu Basha të vijë dhe të flasë këtu e ta çojmë para. Gjithashtu dy apo tre çështje të tjera, nuk kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore. Çdo deputet është i lutur të bëjë çdo propozim në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Të bësh opozitë duhet të përmbushësh nevojat me qytetarët. Basha do duhet ti rikthehet opozitarizmit në parlament dhe jashtë parlamentit. Kolegu Basha sa kohë paguhet me taksat e qytetarëve duhet të vinte dje dhe të fliste për hallet e qytetarëve’, tha Bardhi.