MENU
klinika

“Duhet të mbrojmë vlerat e së djathtës”

Basha paralajmërim të fortë nga Lushnja: PD do të pastrohet nga çdo nuancë apo tundim autokratik

13.10.2023 - 13:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë dhe u takua me disa nga mbështetësit e tij. Gjatë fjalës së tij Basha kishte një paralajmërim për të gjitha ata brenda partisë që mund të kenë ide ndryshe nga ai.

Kreu i PD-së theksoi se emri i Partisë Demokratike duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj.

“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnjë, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike. Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrojtur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Duhet të ishim pyetur për kandidatët”

Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD