MENU
klinika

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç

BE: Normalizimi i situatës është urgjent

21.10.2023 - 18:15

Pas udhëtimit me 4 diplomatët europianë dhe amerikanë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për situatën mes dy vendeve.

Lajçak thotë se sëbashku e 4 emisarët e tjerë kanë theksuar rëndësinë për hetimin e sulmit në Veri dhe kanë bërë thirrje për një normalizim të situatës që është shumë i nevojshëm dhe urgjent.

Miroslav Lajcak më tej thotë se presin nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet e dialogut.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak po ashtu ka paralajmëruar se për takimet e së shtunës do të njoftohen shtetet anëtare të BE-së dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në Këshillin e BE-së.