MENU
klinika

“Kosova mbetet e sanksionuar”

BE: Për Serbinë nuk mund të jap detaje çfarë po përgatitet

10.10.2023 - 17:41

Bashkimi Evropian ende nuk është e kënaqur me hapat që ka marrë Kosova drejt de-përshkallëzimit në veri, prandaj sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano masat për Kosovën ende mbesin në fuqi.

Në konferencën për media Stano është pyetur nga gazetarët se kryeministri dhe presidentja e Kosovës e kishin bërë të qartë se nuk do të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiç derisa të ketë masa ndaj Serbisë? Lidhur me këtë zëdhënësi Stono theksoi se procedurat janë konfidenciale, nuk do jepen detaje se çfarë po bëhet dhe çfarë po përgatitet ose jo për Serbinë.

Sa i përket dialogut, Stano theksoi se “nuk ka rrugëdalje”.

Bashkimi Evropian pret bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Beogradi për të ndriçuar atë që ndodhi në Banjska më 24 shtator.

Stano është pyetur po ashtu se me cilat institucione duhet të bashkëpunojë Serbia, me EULEX-in, KFOR-in, Policinë e Kosovës apo ndonjë institucion tjetër?

Për këtë Stano përsëriti se presin bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Times" shkruan për presidentin serb

Aleksandër Vuçiç, “Al Kapone i Ballkanit”?

Kanali shtetëror rus nis transmetimin online në serbisht

Besnik Mustafaj: Rusia po investon për të krijuar luftë në Ballkan


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!