MENU
klinika

“I zhveshur” nga kostumi i Presidentit

Begaj rrëfen “të pathënat”: Si mora rolin e mjekut në avionin për në Nju Jork

26.10.2023 - 10:17

“I zhveshur” nga kostumi zyrtar, Presidenti Bajram Begaj ka shfaqur në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” një anë krejtësisht të ndryshme nga ajo të cilën njihnim më parë.

Nën “ngacmimin” e pyetjeve të dy moderatorëve, Valbona Mhilli dhe Ermal Qori, Presidenti Begaj ka rrëfyer edhe një histori, ku gjatë një fluturimi për në Nju-Jork, në avion iu desh të bënte rolin e mjekut, profesion të cilin e ka ushtruar vite më parë.

Kreu i shtetit tregon se një grua ishte ndjerë keq gjatë fluturimit dhe ai ishte ofruar ta ndihmonte, e ndërsa prej 30 minutash kishte komunikuar në gjuhën angleze me të, u desh të vinte bashkëshori i saj për të kuptuar se ishin shqiptarë të Malit të Zi.

“Kur u emërova për herë të parë bë vitin 1989, ishte një emocion i veçantë dhe pas 3 vitesh shërbim, emocionet e marra ishin shumë të mëdha dhe dashuria dhe mirënjohja e njerëzve ishte e pakufishme. Me një emocion së fundmi, gjatë rrugëtimit për në Nju-Jork, gjatë udhëtimit, stjuardesa tha a ka mjekë në avion. Natyrisht do bëja detyrën dhe çova detyrën dhe shkoj gjej një vajzë diku 35 vjeçe e cila kishte ankesa. Fillova ta pyesja, normalisht në anglisht dhe pas 30 min duke i dhënë ndihmën, vjen bashkëshorti i saj dhe flisnim anglisht bashkë dhe ai në moment i kthehet në shqip bashkëshortes. I them, po ku je o burrë, ti je shqiptar? Tha jam shqiptar nga Mali i Zi. I thash po pse na lodhe se kemi gjysmë ore që flasim anglisht”, tregon Begaj.

Pjesë nga intervista

Kur ju vështroni sot Shqipërinë në rrugëtimin e saj në vite në prag të anëtarësimit në BE, si është sot Shqipëria në syrin tuaj?

Shqipëria nuk është më ajo e viteve ’90, ka ndryshuar shumë. Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ka një ekonomi të qëndrueshme. Jemi vend anëtar në NATO, politika jonë e jashtme është e njëjtë me atë të BE. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në arenën ndërkombëtare, kemi qenë dhe jemi deri në fund të vitit anëtar jo i përhershëm i KS, muajin e kaluar kishin Presidencën KS ku diskutoheshin çështje të rëndësishme në lidhje me Ukrainën, apo për të drejtat e njeriut. Besoj se zëri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe stabiliteti i brendshëm politik, ka bërë që Shqipëria të jetë një zë i rëndësishëm.

Unë si një vajzë enjë ish-ushtaraku, do të doja të dija, në përditshmërinë tënde, të merr malli për profesionin që keni ushtruar përpara se të merrnit pozicionin e Presidentit?

Emocionet si mjek, kur u emërova për herë të parë bë vitin 1989, ishte një emocion i veçantë dhe pas 3 vitesh shërbim, emocionet e marra ishin shumë të mëdha dhe dashuria dhe mirënjohja e njerëzve ishte e pakufishme. Me një emocion së fundmi, gjatë rrugëtimit për në Nju Jork, gjatë udhëtimit, stjuardesa tha a ka mjekë në avion. Natyrisht do bëja detyrën dhe çova detyrën dhe shkoj gjej një vajzë diku 35 vjeçe e cila kishte ankesa. Fillova ta pyesja, normalisht në anglisht dhe pas 30 min duke i dhënë ndihmën, vjen bashkëshorti i saj dhe flisnim anglisht bashkë dhe ai në moment i kthehet në shqip bashkëshortes. I them, po ku je o burrë, ti je shqiptar? Tha jam shqiptar nga Mali i Zi. I thash po pse na lodhe se kemi gjysmë ore që flasim anglisht.

Ishte diçka serioze?

Jo ishte diçka që kaloi, u bë mirë dhe çdo gjë shkoi perfekt.

Kur je President, a ju thotë njeri “jo” si përgjigje?

Unë parapëlqej ata njerëz që më thonë “jo”

Megjithëse duhet të jenë pak besoj?

Jo, ka sepse detyrë e këshilltarëve të mi, e njerëzve që punojnë në institucion është të thonë jo kur është jo. Njerëzit duhet të bëjnë atë që është e duhura.

Si është marrëdhënia juaj me stafin?

Është marrëdhënie miqësore dhe institucionale. Diskutojmë çështjet e punës, natyrisht secili sipas detyrës dhe përgjegjësisë funksionale që ka, por marrëdhënia është jashtëzakonisht miqësore dhe institucionale.

Telefoni juaj është gjithmonë i hapur.

Telefoni im është gjithmonë i hapur, është i njëjti numër që ka qenë prej vitesh

Personi që ju telefonon më shpesh, ka një emër që mund ta ndani me ne?

Secili mund të shkruaj në telefonin tim dhe të marrë përgjigje në çdo kohë.