MENU
klinika

Komentet e Mitsotakis nga Tirana

“Beleri gëzon të gjitha të drejtat kushtetuese”, Fevziu: S’mund ta trajtojmë ndryshe sepse do Greqia!

16.10.2023 - 17:03

Gazetari Blendi Fevziu duke komentuar fjalët e kryeministrit greke, Kyriakos Mitsotakis, para Samitit të Procesit të Berlinit për Fredi Belerin, u shpreh se Beleri ka të gjitha të drejtat e shtetit shqiptar dhe po trajtohet si i tillë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu shtoi se i zgjedhuri i Himarës, nuk mund të trajtohet si i veçantë nga të tjerët vetëm sepse e kërkon Greqia.

“Sot Greqia duhet të kuptojë që ne kemi mbi 6-700 mijë emigrant shqiptarë që janë pjesë integrale e shoqërisë greke, janë njerëz që kanë dhënë contribute të jashtëzakonshme për zhvillimin e Greqisë dhe për mirëqenien ekonomike të Greqisë së sotme. Nga ana tjetër të dy vendet janë të detyruara të bashkëpunojnë. E treta, të gjithë ato qarqe që filluan të ngrenë frymë nacionaliste dhe t’i fryjnë debatit të nacionalizmit në zgjedhjet në Himarë janë të gabuara. Është e gabuar për Greqinë, është e gabuar për Shqipërinë. Zakonisht faktorizimi i elementëve lokalë, siç ndodh dhe me serbët e Kosovës, siç ndodh dhe me një pjesë njerëzish në Himarë janë faktorizime banale që nuk meritojnë të merren parasysh.

Beleri ka të gjitha të drejtat dhe shteti shqiptar ka të gjitha detyrimet t’i plotësojë atij çdo kusht që i plotësohet shtetasve shqiptarë dhe Beleri është shtetas shqiptar me kombësi greke, pavarësisht se mund të ketë dhe pasaportë greke. Është shtetas shqiptar i lindur në Republikën e Shqipërisë, i pajisur me shtetësi shqiptare, por ai nuk mund të trajtohet i veçantë vetëm sepse e kërkon Greqia”, u shpreh Fevziu.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”