MENU
klinika

Ja përse

Bëni mirë të mos uleni kurrë të uritur në tavolinë

23.10.2023 - 08:24

Uria është një shenjë që metabolizmi dhe trupi juaj po funksionon ashtu siç supozohet ta bëjë. Gjithsesi, s’duhet të lejoni që uria të jeta shenja që ju kujton se duhet të ushqeheni. Nëse ju hani vetëm kur ndjeni që trupi s’ka më “energji” dhe po “ju lutet” ta rregulloni këtë gjendje, përgatituni të përballeni me pasoja më vonë.

Çfarë ndodh në rast se uleni të uritur në tryezë?

1. Ndjesia e urisë ju bën të hani më shumë seç duhet

Njerëzit që i shmangin vaktet apo hanë në mënyrë të çrregullt kanë më shumë gjasa të konsumojnë ushqim më shumë seç duhet. Sa më gjatë të qëndroni pa ngrënë, aq më shumë ulet niveli i sheqerit në gjak dhe si rezultat trupi do të kërkojë të furnizohet në sasi edhe më të mëdha nga ç’do t’i nevojitet normalisht.

2. Uria nuk do t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Shumë njerëz mendojnë se duke rezistuar sa më gjatë pa ngrënë, ata do të bien nga pesha. Eshtë mendim i gabuar. Duke ngrënë shpesh në sasi të vogla, ju e ndihmoni trupin t’i djegë kaloritë dhe në të njëjtën kohë keni energjinë që ju duhet.

3. Keni më pak shanse për të zgjedhur ushqime të shëndetshme.

Sa shanse ka t’ju shkojë mendja për një sallat apo një kos me fruta kur jeni ekstremisht të uritur?! Të gjithë e dimë që s’jemi vetvetja kur jemi të uritur, prandaj zgjedhja e ushqimit në ato momente është kryesisht e gabuar.

4. Uria i bën keq shëndetit tuaj!

Ndjesia e urisë ka ndikim në funksionimin normal të trupit dhe mendjes. Disa nga simptomat me të cilat shoqërohet është:

1. Vështirësi në përqëndrim

2. Një ndjesi e besdissshme në stomak

3. Mungesë fuqie

4. Dhimbje koke

5. Probleme me gjumin

6. Ndjesi përzierjeje

Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru