Kreu i qeverisë së Kosovës, gjatë fjalimit të tij në tryezën e titulluar Procesi i Berlinit dhe arritjet e deritanishme, deklaroi se Beogradi ka mbështetur financiarisht sulmin terrorist.
“Është me rëndësi që pas sulmit terrorist të Serbisë nuk duhet të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur, duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të gjithë autorët duhet të mbahen llogaridhënës për pjesëmarrje në këtë sulm terrorist në Veri. Çështja më e rëndësishme është që të ndëshkohen sulmuesit, ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë e cila mbështeti financiarisht dhe ushtarakisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Sipas kreut të qeverisë se kosovës, Beogradi nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian, por po planifikon për aneksimin e veriut.
“Kjo tregon që fqinji ynë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në BE, por në vend të kësaj ka orientime gjeopolitike të cilat janë në frymën e ambicieve hegjemoniste ndaj fqinjëve”
Kurti u shpreh se sulmet e Serbisë u kryen nga anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore”, të shpallura terroriste nga Qeveria me 29 qershor.