Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Dimal të Beratit, ndërsa një person ka rënë në pranga dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit ‘Brother’, policia ka zbuluar 240 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese në pronësi të 38-vjeçarit P. D. Në kultivimin e kanabisit ishte përfshirë edhe vëllai i tij, A.(B.). D., 42 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.