MENU
klinika

Rikthehet dyshja legjendare!

Beren Saat dhe Kivanc Tatlitug bëhen bashkë pas 15 vitesh

24.10.2023 - 08:39

Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ, dy nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, do të rikthehen në një tjetër film pas 15 vitesh.

Ata erdhën për herë të parë si një çift për publikun me filmin “Aşk-ı Memnu”, pa e ditur se dashuria e tyre e ndaluar do të shndërrohej në një nga telenovelat më të njohura të të gjitha kohërave.

Kimia artistike mes tyre ishte aq e fortë sa teleshikuesit në të gjithë botën u dashuruan pas personazheve që interpretonin, Behlul-it dhe Bihter-it dhe mezi prisnin t’i shihnin sërish bashkë.

Filmi i dytë, i konsideruar si “një histori për ndjenjat e forta dhe shanset e dyta“, tregon historinë e Serin dhe Mehmet-it, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6500 euro qiraja për një natë

Kivanc Tatlitug ‘sakrifikon’ për prindërit

Aktori përfundon në spital

Edhe Kivanç Tatlitug me koronavirus?!