25.10.2023 - 14:21
Ditën e sotme në orën 14:30 do të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e masës “Detyrim Paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Berisha do të përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Të dy avokatët, kanë mbërritur pak para fillimit të seancës, ndërsa Berisha ka bojkotuar sërish gjyqin duke mos marrë pjesë.