MENU
klinika

“Po luftojmë për qytetarët”

Berisha flet pas mbylljes së seancës: Aksioni do të vazhdojë, kjo është një betejë pa kthim

30.10.2023 - 19:06

Pas mbylljes së seancës së sotme plenare për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës , ish kryeministri Sali Berisha foli për mediat jashtë Kuvendit.

Ai deklaroi se opozita po bën betejën e saj në emër të qytetarëve, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur një piramid kriminale në pushtet. Ai u shpreh i bindur që të vazhdojë këtë aksion, teksa shtoi se kjo është një betejë pa kthim.

“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament.

Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend. Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore.

Kjo betejë është pa kthim. Nuk vazhdohet më tutje. Carlo Bollino ju mashtron, merr tezat nga Edi Rama. Unë nuk po përdor parlamentin. Parlamentin e kam përdorur gjithmonë për qytetarët. Ai ka rrëmbyer 5 mijë metra katrorë për të ndërtuar me Edi Ramën pallatin.

Pa mbrojtjen e kushtetutës nuk mbrohen dot shqiptarët nga kriminelë si Edi Rama dhe plaçkitës si Carlo Bollino. Mazhoranca mund të përjashtojë, por popullin nuk e përjashton kurrë mazhoranca. Ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin në parlament”, u shpreh Berisha.