Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Berisha shprehet se provat kundër tij, janë “zero” dhe asnjëprej tyre nuk është faktuar.
Duke e quajtur hetimin ndaj tij, si procesin politik të shekullit, ish-kryeministri tha se sot do ishte i pandehur, në rast se gjendej qoftë edhe një provë e vetme.
Ish-kryeministri Sali Berisha: Sikur një provë të vetme të gjente për ato që ka shkruajtur, formonte padi penale ndaj Sali Berishës dhe nuk e çonte në Gjykatë si person në hetim, po si të pandehur.
Dyshime…, ai thotë në fillim se toka është paguar nga italianë. Problemi është, këto nuk janë fillim hetimi.
Kjo fakton vetëm se nuk ka ndodh favorizimi. Nëse do faktohej favorizim i paligjshëm atëherë Sali Berisha shkonte për ndjekje penale. Nëse do faktohej njëra prej tyre. Si jo e ligjshme Sali Berisha shkonte në gjykatë si i pandehur.
Akuza penale bazohet në prova, po meqë nuk faktuan dot asnjë trillim…
Ka tre vjet që hetojnë, pas 3 vitesh kanë gjetur zero prova. Tani në një proces politik të shekullit, për të gjetur, për të krijuar opinion kanë bënë në pretencë reformat, ligjet e parlamentit, të çilat janë të faktuara me 1000 fakte se ato ligje u kanë shërbyer qindra mijëra shqiptarëve.