MENU
klinika

Masa nga SPAK

Berisha: Privatizimi u bë nga Nano, Malltezi u arrestua vetëm se është dhëndri im!

23.10.2023 - 12:58

Berisha deklaroi se procedura e privatizimit të kompleksit të klubit Partizani është nisur nga ish-kryeministri socialist Fatos Nano dhe jo nga ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një fletërrufe, vendimin e GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se dokumenti është një paçavure e kryeministrit, ku sipas tij në çdo paragraf shprehen dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës.

“Pasi u njoha me dokumenin paçavure të Edi Ramës deklaroj me përgjegjësi para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një fletërrufe që në çdo paragraf shpreh dufet dhe urrejtjet e përroi psikik të Edi Ramës. Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje, manipulime monsutrusoze të cilat faktojë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosur ndaj Berishës dhe Malltezit, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im.

S’janë në gjendje të japin provë apo fakt, dokumente që në procedurat është shkelur në mënyrën më të vogël ndonjë ligj normë ligjor.” tha Berisha.

Berisha shtoi se procedura e privatizimit të kompleksit të klubit Partizani është nisur nga ish-kryeministri socialist Fatos Nano dhe jo nga ai.

Ai u shpreh se bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë dhe nuk është hequr nga ai me asnjë vendim apo propozim.

Berisha tha se gjatë hetimit të këtij rasti nuk ka asnjë fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur ligji apo ndonjë praktikë ligjore e shtetit shqiptar.

“Edvini dhe larot e tij nuk janë në gjendje të japin as edhe një fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur në mënyrën më të vogël ligji apo ndonjë praktikë ligjore e këtij vendi. Së dyti në Edvini dhe larot e tij skapistë pas më shumë se 3 vitesh hetime nuk kanë gjetur qoftë edhe një dokument që provon se toka e kthyer familjeve, mes tyre edhe Malltezi nuk ka qenë trashëgimi i e tyre në breza, përveç pishinës që ka qenë pjesë e klubit dhe ka qenë detyrim për t’u privatizuar sipas ligjit. Me çmim tregu.

Në hetimin 3 vjeçar Edvini dhe larot në dhjetëra dëshmi të punonjësve publikë nuk kanë gjetur as pas 15 vitesh qoftë një person të mohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga unë apo Malltezi. Për Malltezin kanë si dëshmi të vetme atë të një personi që thotë se iu ofrua një apartament, por nuk mban mend kush ia ofroi.

Klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij. Ai bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë. Privatizimi i klubit Partizani nuk u nis nga Sali Berisha, por Fatos Nano, mirëpo Edi Rama i fshehin këto dokumenta dhe këtë fakt”, shtoi më tej Berisha.