MENU
klinika

"Do bëjmë luftë në Parlament"

Berisha rikthehet te “revolucioni”: Tani nis beteja tamam

18.10.2023 - 17:12

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do t’i rikthehet “Revolucionit”. Që kur Basha e përjashtoi nga partia, ai ka kërcënuar vazhdimisht se do largojë Ramën dhe do rikthejë demokracinë dhe këtë tetor është rikthyer sërish te e njëjta teori.

Duke folur para gazetarëve pas seancës së posaçme në Kuvend në nder të presidentit kroat që ndodhet në vendin tonë, Berisha tha se tani do të nisë beteja e vërtetë. Ai u shpreh se opozita do nisë betejën në Kuvend, duke paralajmëruar se tani do fillojë avazi i vjetër

“Ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve, Kosovës, por edhe të shtetarit në respekt të ligjit. Përshëndesim vizitën dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik janë një përparësi e padiskutueshme në marrëdhëniet tona në rajon dhe më gjerë.

Opozita de facto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës… ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur. Tani nis beteja tamam!”, tha Berisha.