MENU
klinika

Dosja 200 faqe për kompleksin "Partizani"

Berisha tregon arsyen pse kërkon largimin e gjyqtares Irena Gjoka

26.10.2023 - 14:49

Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi se përse nga avokatët e tij mbrojtës është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, me firmosjen e masës ndaj tij, Gjoka ka ‘shkuar’ Kushtetutën.

“Kanë kërkuar bazuar në faktin se ka ‘shkruar’ në mënyrën më kriminale në tavolinën e saj Kushtetutën. Ndaj ajo nuk meriton asnjë minutë të jetë në atë detyrë. Unë e siguroj që me procedurën ligjore do vazhdohet të ndiqet deri në fund ky problem. Nuk mundet një gjykatëse të shkruajë Kushtetutën”, tha Berisha.

Berisha theksoi se në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, nuk ka asnjë akuzë ndaj tij apo dhëndrit Jamarbër Malltezi që ndodhet aktualisht në arrest me burg.

“S’ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia. Nuk është ngritur akuzë, nuk kanë qenë në gjendje me gjithë keqësinë e tyre ekstreme, janë angazhuar në manipulim, fshehje dokumentesh dhe në 200 faqe, pas 3 vitesh, nuk kanë ngritur dot asnjë akuzë. Nuk është ngritur akuzë. Dokumenti i tyre dërgon ne në gjykatë, mua, dhëndrin tim dhe Fatmir Bektashin, një ndërtues në dijeninë time korrekt dhe që ka zbatuar ligjet, dërgohen këto 3 persona në gjykatë, si persona nën hetim. S’kanë hapur çështje penale, nuk kanë padi penale ndaj nesh se nuk kanë gjetur. Nuk kanë gjetur asnjë provë asnjë dokument që të faktojnë që është kryer shkelja më e vogël ligjore”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët