MENU
klinika

Akuzohet për 30 vrasje

Blindohet gjykata e Shkodrës, bosi rus i krimit del sot në gjyq

24.10.2023 - 10:56

Blindohet gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar rus.

Burime për mediat bëjnë me dije se masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale ne Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

Kush është bosi i krimit “Igor Kokunov”:

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN