Politikani serb, Boban Bogdanoviç ka komentuar praninë dhe aktet e presidentes serbe Ana Brnabiç gjatë punimeve të Samitit të Berlinit, që u zhvillua të hënën e 16 Tetorit në Tiranë.
Bogdanoviç shkruan se presidentja serbe vetëm sa u përpoq të mashtronte opinionin publik në Serbi, ndërsa nuk pranoi të ishte pjesë e fotografisë familjare ku morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
“Kryeministrja e Serbisë refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërsa pak orë më vonë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, shkroi Bogdanoviç në Twitter.
Kujtojmë se, Brnabiç nuk ishte e pranishme në momentin e fotos familjare, por vetëm pasi nisja koncerti me këngë e valle, i përgatitur nga Shqipëria për mikpritjen e liderëve.
Nga ana tjetër, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu si Kosovën edhe Serbinë, nënshkruan marrëveshjen e përbashkët për pranimin e kualifikimeve profesionale, të cilat tanimë do të njihen për shtetasit kosovarë edhe në Serbi.