Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ish kryeministri Sali Berisha do të vijojë të kundërshtojë vendimet e gjykatës dhe nuk paraqitet në seancat gjyqësore.
Sipas gazetares ky quhet kundërshtim dhe mosbindje ndaj vendimit të Gjykatës dhe SPAK do të detyrohet të të urdhërojë policinë që ta shoqërojë forcërisht.
Hoxha tha se nëse vijon të ketë kundërshtime atëherë mund të merret një masë më shtrënguese ndaj Berishës që shkon deri në “arrest me burg”.
“Në rast se Berisha kundërshton të zbatojë vendimin e gjykatës për tu paraqitur sipas orës dhe ditëve që do të caktojë gjykata ky quhet kundërshtim dhe mosbindje ndaj vendimit të Gjykatës.
Në një nga rastet e mëparshme që Gjykata e Posaçme ka patur një kauzë të tillë opsioni është një tjetër që është më i ashpër se detyrimi me paraqitje.
SPAK është i detyruar që të urdhërojë policinë se në rast se Sali Berisha refuzon të paraqitet para policisë gjyqësore është i detyruar që të shoqërohet forcërisht nga policia.
Nëse në mënyrë të përsëritur pas disa herëve Berisha kundërshton të paraqitet nuk mund të them se gjykata më tej shkon në një vendim akoma më shtrëngeues siç është masa arrest me burg.
Këtë nuk mund ta them se për shkak të moshës dhe faktit se, kodi penal dhe paketa ligjiore përcakton se cilat janë kushtet kur një shtetas mbi 70 vjeç duhet arrestuar. Këtë nuk mund ta them pastaj nëse do të shkojë në një fazë tjetër akoma më agresive.
Por jemi akoma herët ende nuk kemi parë kartat që do të përdorin avokatët mbrojtës sot në tryezën e gjykatës”, ka thënë Anila Hoxha.