MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është imunodefiçenca?

10.10.2023 - 08:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam dëgjuar shpesh për imunitet të dobët, por çfarë është imunodefiçenca?

Mjeku: Termi imunodefiçencë grupon së bashku një seri gjendjesh klinike të karakterizuara nga një reagim i pamjaftueshëm imunitar ndaj patogjenëve që mund të sulmojnë potencialisht trupin tonë; këto gjendje shfaqen në përgjithësi me një ndjeshmëri më të madhe ndaj infeksioneve dhe janë pasojë e ndryshimeve sasiore dhe cilësore të një apo më shumë komponentëve të përgjigjesh imunitare.
Imunodefiçencat zakonisht klasfikohen në bazë të shkakut të tyre si:

Format primare (defektet e vetë sistemit imunitar)- Anomali e brendshme e sistemit imunitar që mund të jenë të lindura apo të fituara, që janë shkak i një grupi sindromash apo sëmundjesh të quajtura imunodefiçencë primare; këto anomali janë të lidhura vetëm me difekte gjenetike, diagnoza e të cilëve është në periudhën e fëmijërisë. Ato shoqërohen me gjendjen e mëposhtme si:
Sëmundjet autoimune (në veçanti anemitë hemolitike, trombocitopeni, neutropenia)
Tumori (rrit rrezikun që shkon nga 10 në 100 herë krahasuar me njerëz të shëndetshëm të së njëjtës moshë)
Shfaqet e alergjive (atopitë)

Format sekondare (defektet e jashtme të sistemit imunitar, që e bëjnë në mënyrë indirekt pak apo aspak efektiv).- Kjo formë vjen nga agjentë apo situata të jashtme të sistemit imunitar që ndryshojnë funksionimin normal. Janë më të shpeshta se format primare dhe mes shkaqeve kryesore janë kequshqyerja, marrja e ilaçeve imunosupresive (të përdorura për shembull në format e rënda të atritit reumatoid, psoriasi, sëmundja e Crohn etj), ndërhyrja kirurgjikale e heqjes së shpretkës (splenektomia), anomali kromozomike si sindromi Dovvn), infeksionet virale, alkoolizmi, hepatiti, diabeti melit etj. Duhet të theksojmë se termi sindromë e imunodefiçencës së fituar i referohe SIDA-s (AIDS përfaqëson agronizmin anglez Acquired Immune Deficiency Syndrome), e shkaktuar nga virusi HIV.

Gjithashtu duhet të kujtojmë, se ndryshe nga forma primare, format sekondare rezultojnë të jenë potencialisht të zgjidhshme pasi korrigjohet gjendja që i shkakton ato (kur është e mundur), si në rastin e kequshqyerjes, apo përmes ndërprerjes së ilaçeve imunosupresive dhe shërimi nga një neoplazmë.SIMPTOMAT

Infeksionet e përsëritura zakonisht janë sinjali që çon në dyshimin e pranisë së imunodefiçencës, dhe pse ndonjëherë shenja të tjera karakteristike mund të orientojnë drejt diagnozës para se të shfaqet vërtetë defiçiti i sistemit imunitar.

Sëmundjet infektive që vijnë nga gjendja e imunodefiçencës janë të natyrave të ndryshme, dhe mund të shfaqin, për shembull në episode të përsëritura të sëmundjeve të ftohjes, ( si ftohja, gripi, polmoniti…) apo gjendje të tjera si konjitiviti dhe infekisoni gjenital i mykut që nuk i përgjigjet trajtimit (tipik tek pacientët diabetik).

Përveç sindromave infektive të përsëritura, pacientët me format primare të imunodefiçencës vuajnë në përgjithësi nga rritja e rrezikut të zhvillimit të neoplazmave, sëmundjet autoimune, sindroma alergjike.

DIAGNOZA

Një diagnozë korrekte e imunodefiçencës bazohet mbi të gjitha në historinë klinike, duke vlerësuar predispozitën për zhvillimin e një infeksioni duke eksploruar simptomat e përshkruara.

Analizat në laborator

Analizat laboratorike që janë të nevojshme në këtë kuptim janë studimi i
Formula dhe numërimi leukocitar (pra numri dhe lloji i rruazave të bardha të pranishme në gjak)
Shpejtësia e Eritrosendimentit në gjak (ESR, një analizë që tregon inflamacion në organizëm)
kuantifikimi i imunoglobulinave (Ig, d.m.th. proteina të pranishme në gjakun tonë që kanë një rol mbrojtës kundër patogjenëve).

Vlerësimi i imunitetit qelizor
Vlerësimi i imunitetit qelizor bëhet me një analizë specifike, citometria e fluksit, që përcakton sasinë dhe llojin e limfociteve T të pranishme në gjakun e pacientit. Rezultati mund të orientojë drejt një diagnoze të të ashtuquajtrës defiçit i imunitetit qelizor.

Provat funksionale

Bëhet fjalë për prova të përdorura për të vlerësuar përgjigjen imunitare; mes më të përdorurave kujtojmë: Prova në lëkurë e hipersensibilitetit të vonuar, që konsiston në vendosjen e një bire të vogël nënlëkurë për të vlerësuar fuqinbë e përgjigjes imunitare ndaj patogjenëve.

Përgjigja proliferative, e cila përmes një prove të kryer në gjakun e pacientit, në epruvetë, vlerëson aftësinë e qelizave të bardha të shumëfishohen në përgjigje ndaj një patogjeni

TRAJTIMI

Që para trajtimit të imunodefiçencës është e rëndësishme të theksohet rëndësia e një parandalimi korrekt të infeksionit: respektimi i normave të higjineës bazë, dhe marrja e disa masave të thjeshta që mund të zvogëlojnë në mënyrë drastike ndikimin e kësaj sëmundje në cilësinë e jetës së të prekurit.
Disa shembuj në këtë kuptim janë:
Zvogëlimi i ngarkesës mikrobike në mjedis
Aktivizimi i profilaksisë së parakohshme në situatë rreziku (për shembull, shtrimi në spital).
Reduktim i kontakteve direkte me persona të prekur nga infeksioni që e transmetojnë lehtësisht
Përshtatja me një stil të shëndetshëm jetese
Zvogëlimi i frekuentimit të vendeve me shumë njerëz.

Imunodefiçenca primare

Trajtimi specifik për imunodefiçencën primare është selektiv dhe i lidhur me shkakun; në format ku për shembull, imunoglobinat janë të pranishme në mënyrë defiçitare apo pak funksionale, trajtii bazohet në infuzionin e tyre zëvendësues (nga donatori) përmes rrugës endovenoze apo nënlëkurore në mënyrë që të kemi një mbrojtje bazë për pacientin.
Nëse infuzioni i imunoglobinave jep rezultate të kënaqshme, atëherë në një trajtim të dytë kemi të bëjmë me transplantin e palcës së kockës. Kjo zgjedhje ka të bëjë me zëvendësimin e linjave mirkobike të qelizave imunitare difektoze me ato që vijnë nga donatori i përputhshëm. Megjithatë është një lloj trajtimi që ka mjaft efekte anësore, madje dhe të rënda, dhe që e bëjnë një mundësi që përdoret në numër të kufizuar rastesh.

Imunodefiçenca sekondare
Trajtimi i këtyre formave është i lidhur me zgjidhjen e gjendjes që e përcakton atë; nëse kjo në disa pacientë është e thjeshtë siç është rasti i kequshqyerjes, në të tjera mund të kërkojë procedura terapeutike veçanërisht komplekse si në rastet e tumoreve të qelizave të gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN