MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është infektimi i kryqëzuar?

09.10.2023 - 08:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është infektimi i kryqëzuar?

Mjeku: Infektimi i kryqëzuar ndodh kur agjentët infektues biologjikë, fizikë ose kimikë kalojnë nga ushqimi i infektuar tek një që nuk është i tillë.

Me agjentë biologjikë kuptojmë baktere, viruse apo kërpudha. Ndërsa fizikë mund të jenë ato të copëzave të çelikut, hekurit, plastikës apo lëkurës. Ndërsa kimikë mund të themi mbetje të pesticideve, dezinfektuesve apo fertilizuesve etj.

Infektimi i drejt për drejtë i kryqëzuar

Kjo ndodh kur një ushqim i infektuar hyn në kontakt të drejt për drejtë më një që nuk është. Për shembull në rastin e përzierjes së ushqimeve që nuk janë pastruar me të tjerë të pa kontaminuar; mund të ndodhë kur vendosni një domate të kontaminuar me ushqime të tjera në sallatë.

Ajo ndodh gjithashtu edhe kur ushqimet vendosen në frigorier në mënyrë jo të rregullt ku ato të gatshme për konsum hyjnë në kontakt me ushqimet e gjalla (krudo).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN