MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë përfitoj nga eleminimi i ëmbëlsirave nga dieta?

24.10.2023 - 09:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë përfitoj nga eleminimi i ëmbëlsirave nga dieta?

Mjeku:Truri juaj do të çlirojë më tepër neurokimikate
A e mbani mend atë ndjesinë e mirë që merrni kur bëni një vepër të mirë? Këtë ndjesi mund ta rikrijoni duke bërë një zotim për të hequr dorë nga ëmbëlsirat. Hulumtimet shkencore sugjerojnë se është e mundur të rrisni nivelet e endorfinës e cila ndihmon në uljen e stresit, jep eufori, lumutri dhe ul nivelin e dhimbjeve. Duke vendosur dhe arritur qëllime të vogla si në këtë rast, trupi juaj do të jetë në gjendje të prodhojë dhe çlirojë më shumë endrofinë.

Me siguri do të humbisni peshë
Siç e dini, zvogëlimi i sasisë së kalorive është çelësi për të humbur peshë. Mënyra më e lehtë për ta arritur këtë është të eleminoni ushqimet që përmbajnë shumë kalori, si pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ëmbëlsirat!

Ju do të ruani masën muskulore
Ndërsa plakeni, masa muskulore fillon të humbasë, veçanërisht nëse nuk bëni rregullisht stërvitje me pesha. Me sa duket, konsumi i tepërt i sheqerit pengon sintezën e proteinave që ndërton muskujt. Dhe sipas të dhënave kjo përshpejton humbjen e muskujve.

Do të parandaloni shtimin e dhjamit në zemrën tuaj
Gjetjet e raportuara nga studime të ndryshme, demonstruan se konsumi i lartë i pijeve me sheqer dhe ushqimeve të përpunuara me sheqerna të shtuara, ishin të lidhura me ruajtjen e yndyrës rreth organeve vitale, përfshirë zemrën. “Ne e dimë që yndyra e ruajtur në këto organe rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit”, tha bashkëautorja e studimit Lyn Steffen, një profesoreshë ie asociuar e epidemiologjisë në Universitetin e Minesotës. Pra, eleminimi i ëmbëlsirave ka të ngjarë të zvogëlojë shanset tuaja për të zhvilluar sëmundje të ndryshme.

Do të jeni më të mprehtë dhe do të mbani mend më shumë
Një studim i kryer tek kafshët nga Universiteti i Kalifornisë, zbuloi se një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të përpunuara, ngadalëson funksionet e trurit, duke përkeqësuar kujtesën dhe të mësuarit. Dhe kjo është një tjerër arsye se përse është mirë të kufizoni sa më tepër konsumin e ëmbëlsirave.

Do të dukeni më i ri
Një përfitim tjetër i eleminimit të ëmbëlsirave me sheqer është shmangia e plakjes së parakohshme të lëkurës. Njerëzit me nivele të larta të sheqerit në gjak (një simptomë e diabetit) janë në rrezik më të madh për të prodhuar glikacion, një nxitës i inflamacionit që formohet kur proteina ose yndyra kombinohen me sheqerna si glukoza dhe fruktoza në qarkullimin e gjakut. Ky proces, rezulton në ndryshime karakteristike strukturore, morfologjike dhe funksionale në lëkurë.

Do të bëni një gjumë më të qetë
Duke eleminuar yndyrnat e ngopura dhe sheqernat, mund të bëni një gjumë më të qetë. Sipas të dhënave, konsumi i ulët i fibrave dhe konsumi i lartë i yndyrave të ngopura dhe sheqerit, ka treguar se shoqërohet me një gjumë jo të rehatshëm./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim