Trupa gjykuese e GJKKO, ka marrë vendimin për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Mësohet se GJKKO ka lënë të pandryshuar masat e sigurisë ndaj tyre.
Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.
Në seancën me dyer të mbyllura, Malltezi ka kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi.
Në video shihet momenti kur dhëndri i ish kryeministrit shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e burgut.
Ndërsa Fatmir Bektashi, për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.