MENU
klinika

Takimet në Bruksel

DASH ultimatum Kosovës dhe Serbisë: T’i përmbushin urgjentisht obligimet

28.10.2023 - 19:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë. Përmes një deklaratë Departameti i Shtetit ka përshëndetur takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe liderët e shtetev anëtare të BE-së.

Ata kanë theksuar se do vazhdojnë të mbështesin dialogun nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi është e vetmja mënyra që do të sigurojë paqe.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se ditën e djeshme liderët kryesore të Bashkimit Europian i këerkuan zyrtarisht Serbisë që të bëjë njohjen de-facto të Kosovës. Përmes një deklarate të përbashkët për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u shprehën se për të arritur progres të shpejtë në zbatim, i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut dhe nga ana tjetër i kanë bërë thirrje Serbisë që të bëjë njohjen de-facto!