MENU
klinika

Nga Carlo Bollino

Detaji te dëshmia e Fatmir Bektashit që kryqëzon familjen Berisha për korrupsion dhe pastrim parash

25.10.2023 - 16:20

Nga hetimet mbi skandalin e privatizimit të ish-klubit Partizani, dalin në dritë 3 personazhe me role shumë të qarta. Edhe pse vëmendja mediatike dhe politike është përqëndruar me të drejtë mbi figurën e Sali Berishës dhe të dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi, në të vërtetë, pas leximit të 200 faqeve që përbëjnë vetëm një pjesë të dosjes së shkruar nga SPAK në tre vite investigime, del se figurë kyç për të sqaruar skandalin, është ajo e Fatmir Bektashit, biznesmeni që ka ndërtuar 19 kullat dhe ku është bashkëpronar bashkë me dhëndrrin e ish-kryeministrit.

Edhe pse është akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash (krime edhe më të rënda se ato që i kontestohen Malltezit, i cili ndodhet në burg), Fatmir Bektashi jo vetëm që nuk është në burg (ka vetëm detyrim paraqitje dhe pengesë për t’u larguar nga Shqipëria), por nuk i janë sekuestruar as pasuritë siç është bërë me dhendrin. Një pozicion në dukje i privilegjuar që hedh dyshime se kontributi i Bektashit në hetime mund të jetë më i madh nga sa duket dhe për këtë arsye SPAK e ka favorizuar.

Nga 200 faqet e dosjes deri më tani të bëra publike dhe që kemi lexuar me shumë vëmendje, në faqen 149, gjykatësit publikojnë një paragraf të dëshmisë së Bektashit që mund të përbëjë provën që mjafton për të dënuar Jamarbër Malltezin dhe (me të ngjarë) edhe Sali Berishën. Bektashi në fakt pranon se “Jamarber Malltezi nuk ka futur leke ne kompaninë Homeplane (ajo qe ka financuar investimin – shënim i autorit) por kontributi i vetem i tij ishte te bindte pronaret e tjere ta vene token ne dispozicion per te bere ndertimin”. Në realitet, pronarët ishin të gjithë dakord për të bërë ndërtimin dhe mes pronarëve është edhe familja e Fatmir Bektashit. Pra ska kuptim që Jamarbër u pagua nga Bektashi për të bindur veten dhe familjen Bektashi. Eshtë e qartë se në këtë pjesë të marrjes në pyetje Fatmir Bektashi gënjen sepse nuk dëshiron të thotë se kontributi i Jamarbër Malltezit ishte që vinte në dispozicion qeverinë e vjehrrit, Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.

Eshtë e çuditëshme që në dosje mungon pyetja kryesore që me siguri i është bërë Fatmir Bektashit: Nëse kontributi i Jamarbër Malltezit ishte kaq i vogël vetëm të bindë bashkëpronarët të fitojnë nga investimi, përse është shpërblyer me një shumë kaq të madhe? Edhe kjo mungesw të lë të dyshohet se dëshmia e Fatmir Bektashit është në realitet shumë e gjerë dhe e detajuar se kaq, por që SPAK e mban për një moment të dytë. Madje, nuk do ishte për t’u habitur nëse Fatmir Bektashi do bëhej bashkëpuntor i drejtësisë.

Por pavarësisht nga kjo, duke pranuar që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut në para në investim, Bektashi pranon tërthorazi se 5.4 milionë eurot të paguara dhëndrrit të Sali Berishës ishin çmimi i superbakshishit. Pra prova e korrupsionit të tyre.

Ja se përse Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv (pra që ka korruptuar), ndërsa Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha për korrupsion pasiv (pra që janë korruptuar). Dhe ja se përse Berisha në detin e tij të gënjeshtrave që po tregon në maratonën e gjatë televizive për vetë-mbrojtje që nga e shtuna e kaluar, pas arrestimit të dhëndrrit, këmbëngul duke thënë se Bektashi gënjen, ndërkohë që pretendon që Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e kullave dhe ato 5.4 milionë euro janë frut i ligjishëm i një marrëdhënie normale tregtare.

Po nëse Fatmir Bektashi gënjen dhe Sali Berisha ka të drejtë? Pra nëse është e vertetë që Malltezi ka kontribuuar në ndërtimin e 19 kullave duke derdhur para’? Problemi qëndron se në 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit, SPAK nuk ka gjetur asnjë derdhje parash drejt kompanisë Homplan që ka financuar ndërtimin, por vetëm arkëtimet e qindra mijëra eurove të paguara si “dividende”. Shuma e derdhur nga 2011 e tutje nga Jamarbër Malltezi ka qenë vetëm një herë prej totali 49.000 euro. Atëherë, pyetja të cilës duhet t’i përgjigjen Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha është e thjeshtë: në ç’mënyrë është derdhur kontributi në ndërtim? Me para’ cash? Dhe nga vinin ato para’ në cash? A ishin paratë e pista që rridhnin nga korrupsioni që familja Berisha arkëtonte nga burime të tjera në vitet e pushtetit të tyre absolut dhe që Jamarbër i ka pastruar duke i investuar në 19 kullat në këmbim të parave të pastra të arkëtuara në formë “dividendi”?

Ja pse Fatmir Bektashi është njeriu kyç i këtij hetimi. Nëse do të konfirmojë (duke përgënjeshtruar Berishën) që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kullave, atëherë do të jetë prova që familja Berisha është korruptuar në këmbim të favoreve të dhëna në procesin e privatizimit. Nëse do të ndryshojë version dhe do t’i japë të drejtë Sali Berishës, atëherë do të jetë kjo prova që ndërsa vjehrri vendoste Shtetin në dispozicion të privatizimit të truallit, Jamarbër Malltezi pastronte në ato 19 kulla paratë e pista të familjes. Si në një rast, ashtu dhe në tjëtrin, të gjithë rezultojnë fajtorë.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!