Deputeti i partisë demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të GJKKO për masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën. Ai shkruan se me tërheqjen e pasaportës diplomatike të ish Presidentit, ish Kryeministrit po tentohet të izolohet kryetari i opozitës, të goditet vetë opozita. Këto ndodhira sipas tij ndodhin vetëm në regjimet diktatoriale dhe në vendet më të errëta të botës.
Statusi i plotë:
Mos u shqetesoni, Berisha nuk “arratiset”!
I terhiqet “pasaporta” diplomatike ish Presidentit, ish Kryeministrit, deputetit, Kryetarit te opozites.
Tentohet te izolohet Kryetari i opozites, te goditet opozita vete.
I hiqet e drejta e levizjes, e kontakteve politike keshtu atij.
Pa asnje vendim te Parlamentit, sic e kerkon Kushtetuta.
Per nje ceshtje absurde, ku sidoqofte ai nuk eshte as “aktor”.
Tentative kjo per izolim te opozites ne terresi, goditje primitive ndaj saj.
Ndodhira keto vetem me rregjimet diktatoriale ne vendet me te erreta te Botes.
Ndalohet si kriminel “me arme ne dore” ne publik familjari i tij, per nje ceshtje te prones familjare.
Te shume viteve me pare per te cilen mund te thirej, komunikuar akuza e ndjekur normalisht si ne cdo vend civil te globit.
Nje show ky, qe te kujton rregjimin e kaluar kur njerrezit arrestoheshin ne keto menyra barbare per te terrorizuar popullin.
Qe te ben te permendesh e te kuptosh se “historia” me e erret e ketij vendi mund te riperseritet per te gjithe, nqs njerezit mendojne “larg b… time”!