Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë urgjente për shtyp ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të dhëndrit, Jamarbër Malltezi dhe vendimit ndaj tij si i pandehur.
Sipas Berishës, dhëndri Malltezi u arrestua në Rinas teksa po priste bashkkëshorten, Argitën.
ADVERTISING
PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.
“As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri. Unë jam deputet dhe kam të drejtë të takoj zgjedhësit.
Zgjedhësit sot ndihen më Sali Berishë në kurrë. As kufizimi im për të lëvizur në Europë nuk mund të ndodhë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Prokuroria seksion I PS-së, mund të marrë çdo vendim.
Ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë. U ndalua pa u marrë kurrë në pyetje nga asnjë prokuror apo gjykatës. Akuzat janë pa bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.” thotë Berisha.