MENU
klinika

“Familjarët të jenë të sinqertë”

Doktori përgënjeshtron gjyshin: Djalin ia dorëzuam zgjuar babait

05.10.2023 - 23:04

Doktor Roland Xhaxho, i cili operoi 3-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ka dhënë përgënjeshtruar familjarët e vogëlushit duke thënë se i ndjeri ka dalë i zgjuar nga operacioni.

Në një intervistë direkt me Grida Dumën në “Top Story”, Xhaxho deklaroi se fëmija ka dalë i zgjuar, duke qarë në krahët e babait dhe duke kërkuar vëllanë e vogël. Ai thotë se fëmija ka hyrë në orën 10 në sallën e operacionit dhe ka dalë në orën 5, ku i është hequr tubi dhe ka qenë koshient e më pas është dërguar në pavion ku ka qenë e ëma dhe i ati i tij.

Më tej, doktori tha se fëmija është dërguar në shtëpi, ku pretendon se aty është komplikuar gjendja e 3-vjeçarit e më pas është dërguar në QSUT. Përsa i përket deklaratave të gjyshit të fëmijës, Gurti Spahiu i cili tha se doktori nuk i kishte hapur telefonin, Xhaxho replikon se nuk e kanë marrë në telefon dhe lajmin për dërgimin e fëmijës në spital e ka marrë nga vetë Spahiu në orën 12 të natës.

Pjesë nga fjala e doktorit

Fëmija ka dalë i zgjuar në krahët e babait duke qarë dhe duke kërkuar vëllanë e vogël. Duhet të ketë sinqeritet nga familjarët. Fëmija ka hyrë në orën 10 e gjysëm dhe ka zgjatur deri në orën 5. Është hequr tubi dhe fëmija ka qenë koshient dhe më pas është çuar lart në pavion ku ka qenë e ëma dhe i ati e më pas kanë zbritur.

Fëmija ka shkuar në shtëpi dhe i janë dhënë ilaçet e rekomanduara nga ne. Ai ka marrë antibiotikun dhe për temperaturën nga procedurat e stomatologjisë. Gjendja është komplikuar në shtëpi dhe më pas është dërguar në QSUT. Mua nuk më kanë marrë në telefon. Këtë informacion ma ka bërë të ditur gjyshi i cili erdhi dhe më takoi në spital në 12 të natës.

Unë i thashë pse nuk erdhët tek unë, gjyshi më tha që nuk iu përgjigje telefonit. Ata që më njohin e dinë që unë telefonin e mbaj këtu. Un këtë telefon e kam mbajtur që në kohën e AMC dhe do e mbaj derisa të kem mundësi.

Nga informacioni që mora atë natë më thanë nga analizat e fëmijës rezulton se sheqeri, glukoza ishte zeri dhe yndyrna ishin zero. Kjo tregon që duhet të jetë një sindromë nga mungesa e metabolizmit. Në rastet e tilla nëse një fëmijë do të ishte me temperaturë mund të përsëritet kjo gjendje.