23.10.2023 - 12:51
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Rrumbullaku ka mbërritur makinë në ambientet e SPAK rreth orës 12:00, por nuk ka ende informacione për cfarë është paraqitur.
Kujtojmë që më herët në ambientet e SPAK u paraqitën edhe disa diplomate te huaj për gjyqin që do të mbahet sot në 13:00 për Jamarbër Malltezin që u arrestua në Rinas për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.