MENU
klinika

Kush përjashtohet nga detyrimi

Dyfishohet taksa për tokat, sa do paguhet për hektarë

11.10.2023 - 17:07

Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh, parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit.

Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka.

Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë? SCAN TV ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme. Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit.

Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë. Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.

Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë. Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga afera e inceneratorëve tek largimi i shqiptarëve

BIRN: Ja ngjarjet që shënjuan vitin 2022