MENU
klinika

Njoftimi i Policisë

E rëndë në Kosovë, gjendet i mbytur në lumë fëmija 5-vjeçar

14.10.2023 - 09:47

Një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në fshatin Raskovë në Obiliq.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së fëmijës, që u gjet i pajetë një natë më parë në lumin Llap në Obiliq.

Dyshohet se vogëlushi ka rënë në lum, ndërsa trupi i tij është gjetur rreth orës 20:30.

“Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML – Prishtinë për obduksion”, njofton policia e Kosovës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!