Ministria e Jashtme e Egjiptit i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet me raketa pranë pikës kufitare Rafah në Gaza, pasi sulmet po e bëjnë të vështirë operimin.
Ajo mund të hapet këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes, për gjashtë orë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare egjiptiane në Gaza, nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim.
Egjipti deklaroi së fundmi se kalimi është i hapur për momentin.
Zëdhënësi shtoi se ndihma e ndalur aktualisht në qytetet al-Arish dhe Sheikh Zowaid në Sinai është gati të niset për në Rrip.
SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e një kalimi të sigurt për civilët.
Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa numri i të vdekurve është rritur. Në Izrael deri më tani raportohet për 1,354 viktima dhe rreth 3,300 të plagosur. Ndërkohë, në Rripin e Gazës është rritur në 1200 dhe 5600 persona raportohet se janë plagosur.
Sekretari amerikan Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael në shenjë solidariteti me vendin. Sipas autoriteteve palestineze, Blinken do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas.
Pasi Izraeli formoi kabinetin e kohës së luftës, duke përfshirë edhe opozitën, kryeministri Benjamin Netanyahu bërë një paralajmërim të fortë duke thënë se do të vrasin çdo anëtar të Hamasit.