MENU
klinika

Surprizë!

Elsa Lila i rikthehet festivalit të famshëm të fundvitit

12.10.2023 - 15:49

Përveç koncertit që do të mbajë për të gjithë fansat dhe adhuruesit e muzikës së saj, surprizat nga Elsa Lila s’kanë mbaruar këtu!

Ashtu si vitin e kaluar, Elsa Lila do të marrë pjesë sërish edhe këtë vit mes artistëve të mirënjohur, në Festivalin e RTSH-së, “Fest 62”.

Këngëtarja do të synojë sërish për vendin e parë, ndaj të cilit ishte shumë pranë vitin e kaluar. Nëse do të fitojë këtë trofe, Elsa do të na përfaqësojë të gjithëve në “Eurovision”.

Flitet se gjithashtu Luiz Ejlli do të rikthehet në skenën e festivalit, kësaj here jo si konkurrent por për të kënduar hitin e tij fitues “Zjarr e ftohtë” në natën e nostalgjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm

Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”