MENU
klinika

Gara për SPAK

Emrat e dy prokurorëve kandidatë për vendet vakante

16.10.2023 - 13:22

Vazhdon gara në SPAK për tre vendet vakante në këtë institucion.

Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.