MENU
klinika

Qëndrimet e Ramës ndaj Kosovës

Enkeled Alibeaj: Kemi kërkuar interpelancë, kryeministri duhet të ishte këtu

05.10.2023 - 11:41

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se “Kosova është tokë e askujt” për median Finacial Time ka “nxehur” situatën në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj u shpreh se kryeministri duhet të ishte në sallën e Parlamentit.

“Kryeministri do të duhet të ishte këtu, se dimë se çfarë ka ndodhur në Konferencën e Kryetarëve, duhet të na kishte njoftuar se çndodhi me interpelancën e kërkuar me kryeministrin për çështjen e Kosovës.

Kryeministri të vijë dhe të tregojë qëndrimet dhe linguazhin që ka përdorur për Kosovën”, tha Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN