MENU
klinika

Mbështetën Palestinën

Familja Hadid kërcënohet me jetë!

18.10.2023 - 12:21

Gigi Hadid dhe familja e saj thuhet se kanë marrë kërcënime me vdekje pasi kanë mbështetur publikisht Palestinën.

Modelja gjysmë palestineze, ka qenë e zëshme për mbështetjen e saj për shtetin ditët e fundit në mediat sociale në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

Pas reagimit që i bëri qeveria izraelite, tani është pohuar se jo vetëm Gigi, por edhe familja e saj kanë marrë kërcënime me vdekje për mbështetjen e tyre për Palestinën, cfarë i ka detyruar të ndërmarrin veprime.

Gigi dhe familja e saj, duke përfshirë motrën supermodele Bella, vëllain Anwar dhe prindërit Yolanda dhe Mohamed, të gjithë u është dashur të ndryshojnë numrat e tyre të telefonit mes kërcënimeve.

Jo vetëm kaq! Familja në fjalë ka marrë kërcënime të tmerrshme edhe përmes emailit, rrjeteve sociale dhe telefonave të tyre, pasi numrat e tyre raportohet se u zbuluan në internet.

Është pohuar gjithashtu se babai i Gigi-t Mohamed po konsideron të shkojë në FBI për ndihmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U sulmua pasi mbështeti palestinezët

Dua Lipa reagon e revoltuar ndaj prestigjozes amerikane