MENU
klinika

Çfarë u nënshkrua

Katër marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe franceze

17.10.2023 - 12:27

Kryeministri Edi Rama ka mikpritur në zyrën e tij, presidentin franez, Emmanuel Macron, ku gjatë takimit u firmosën katër marrëveshje mes dy qeverive.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të vizitës së parë të kreut të shtetit francez, Macron dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshjet e firmosuara:
-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës, – nënshkruar nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.

-Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.

–Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara tëRepublikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.

-Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria një aleat besnik i Francës"

Rama për Presidentin Macron: Duam të jemi Europa e Ballkanit!

Tregon arsyen përse pengoi procesin në 2018-ën

A ka një datë për integrimin e Shqipërisë? Përgjigjet Macron