MENU
klinika

Shkak, lufta në Izrael

FMN paralajmëron për një rikthim të fortë të inflacionit

11.10.2023 - 19:52

Drejtuesi numër dy i Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të nisë një spirale tjetër inflacionit dhe do të kërcënojë rritjen ekonomike të globit, në rast se përshkallëzohet dhe do të nisë fillimisht të rrisë çmimin e naftës.

Sipas analizave të FMN-së, një rritje 10% në çmimin e naftës e rrit inflacionin me 0.4%, tha Gita Gopinath, drejtuese në FMN.

Nën një skenar të tillë, PBB-ja botërore bie me 0.15%. Kjo do të shtonte një vështirësi më shumë në mjedisin ku operojnë bankat qendrore.

Është pak herët për të ditur implikimet e plota të konfliktit dhe shumë do të varen nga fakti nëse ai do të përhapet në vende të tjera, tha ajo.

“Nëse kthehet në një konflikt më të gjerë dhe që shkakton rritjen e çmimeve të naftës, kjo ka një efekt mbi ekonomitë,” tha ajo. “Ky është zakonisht një nga kanalet përmes të cilit ne shohim që ndikon në numrat globalë.”

Ndërsa kombet në Lindjen e Mesme ka të ngjarë të preken më drejtpërdrejt, ndikimi nga çmimet më të larta të energjisë mund të bëhet shumë i gjerë, tha Gopinath.

Më shumë se 2.000 njerëz raportohen të jenë vrarë që kur ka siur sulmi në Izrael. /Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ekspertja: Tekstet, të ndërtuara në mënyrë të ndërlikuar!

Braktisja e shkollave/ “Zonat rurale, më të rrezikuara”

Sipërfaqet e kripëzuara, rriten në nivele alarmante

Degradimi i tokës, po rikthehen “kënetat”!

Kategoritë që përfitojnë lehtësi

Tri skemat për shlyerjen e debive me këste

S’ka më financim 100%, “skaner” të huave për banesa të dyta

Shtrëngohen kushtet për kredi për shtëpi