Dy të rinj, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën duke shitur kanabis në Vorë dhe Kamëz. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vora 2”, u arrestuan E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të rinjtë, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.
“Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis.
Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë”, njoftoi policia.