MENU
klinika

'U tradhtua' nga video në telefon

Gënjeu policinë, 33-vjeçarit i zbulohet parcela me drogë

23.10.2023 - 13:41

Hekuran Murtaj, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, i është zbuluar edhe një parcelë me lëndë narkotike “cannabis sativa”.

Ai shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, duke deklaruar se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur. Hetimet e policisë së Sarandës zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja e Bashkisë Finiq, nga shkrepa e një armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje.

Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia. Gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër veprë penale.

Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë:

“Gjatë kqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 Gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda e cila tregon të njëjta pamje. Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në shkarpëtin e lumit Pavilo në anë të fushave me misër i cili gjendet në afërsi të kodrës i quajtur Manzat në tre teritore të barabarta larguar nga njëra tjetra ku në to gjenden 42 bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sativa” nga këto 7 bimë u morën me cilësinë e provës materiale dhe u mbyllën në qesën e provës me numër serial unik C20013630 dhe u dërguan për ekspertizë. Pjesa tjetër e bimëve u asgjesuan nëpërmjet zjarrit. Në këtë territor ku u gjendën bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plasmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!

"Plazhe të mrekullueshme dhe çmimet të lira"

Blogerët italianë: Shqipëria, destinacionin magjepsës

Nga telefonata e mbesës te misteri i dhunimit

Vdekja e 2 të moshuarve, 10 të shoqëruar në Dropull