MENU
klinika

FOTO

Gjenden mbetje të Arkës së Noes? Varka 5000-vjeçare në Turqi: Është nga përmbytja biblike

28.10.2023 - 21:40

Arkeologët besojnë se janë shumë pranë konfirmimit të vendit ku gjendet Arka e Noes.

Mail One raporton se një ekip i madh arkelogësh dhe eskpertësh që po kryen gërmime në malet e Aratit në Turqi, ku pretendohet se ndodhet Arka e Noes, bën me dije se kanë hasur mostra të vjetra që besojnë se janë rrënoja të anijes, gjë që konfirmon vendin ku u vendos anja, pas Përmbytjes së Madhe 5000 vjet më parë, sipas Biblës.

Ekipi që po kryen gërmime në një formacion gjeologjik në Turqi, ka nxjerrë kampionë shkëmbi e dheu për të cilat beson se kanë mbetje nga rrënojat e anijes, çka e vendos atë në një njëjtën kohë kur ndodhi “Përmbytja e Madhe” 5000 vjet më parë, sipas Biblës.
Projekti filloi në vitin 2021 dhe vazhdon ende, por analizat fillestare tregojnë se kampionët e përftuar deri tani, përmbajnë materiale argjilore dhe detare. Rezultate të tilla konfirmojnë, sipas studiuesve, se ndërmjet viteve 5500 dhe 3000 para Krishtit ka pasur aktivitet njerëzor në zonën ku janë gjetur mbetje që mendohet se i përkasin varkës që shpëtoi jetën e tokës.

Të dhënat e Biblës i kanë shtyrë hulumtuesit drejt pretendimit se Arka e Noas mbeti në malin Ararat të Turqisë pas një përmbytjeje gjigande 150-ditore. Formacioni gjeologjik i vendosur në rajonin Doğubayazıt është konsideruar si një prej pikave më të mundshme të gjetjes së arkës biblike, që prej zbulimit të tij në vitin 1956.

Kur Bibla flet për “Përmbytjen e Madhe” nuk fillon me shprehjen «na ishte njëherë» sikur të tregonte një përrallë, por përmend edhe periudhën kohore dhe tregon përmasat e Arkës që Noah ndërtoi, hollësi këto që konsiderohet se tregojnë që libri i shenjtë e paraqet “Përmbytjen e Madhe” si histori të vërtetë.

Arka thuhet të ketë qenë rreth 133 metra e gjatë, 22 metra e gjerë dhe mbi 13 metra e lartë, dhe ishte krijuar nga druri i pemëve rrëshinore e lyer me zift jashtë e brenda. Shumë arkeologë megjithatë nuk besojnë në ekzistencën e saj, e ndonëse sipas tyre ka disa prova gjeologjike për një përmbytje masive në atë kohë në rajonin e Detit të Zi, ajo nuk besohet të ketë qenë e përmasave të përshkruara në Dhjatën e Vjetër.