Djali i ish-Kryeministrit aktualisht po hetohet në një dosje tjetër lidhur me trafikun e fishekëve dhe dëshmitë në gjyqin e Mediut mund të përdoren nga SPAK për hetimet e dosjes në fjalë.
Shkëlzen Berisha do të paraqitet për herë të parë në gjykatë për të dhënë sqarime mbi tragjedinë e Gërdecit. Djali i ish-kryeminsitrit Sali Berisha është akuzuar disa herë se ka gisht në atë aferë, por këtë herë do të jetë në cilësinë e dëshmitarit për të folur në gjyqin e Fatmir Mediut. SPAK dorëzoi një listë me 71 emra dhe gjykata sot i ka pranuar të gjithë emrat.
Ndërkohë gjykata vendosi të mos pranojë listën e dëshmitarëve të paraqitur nga familjarët e viktimave. Sipas trupës gjykuese ata nuk e kanë këtë të drejtë. Gjithashtu gjykata refuzoi emrat e huaj, kryesisht nga SHBA, të cilët kërkoi si dëshmitarë Fatmir Mediu.
Seanca e radhës do të mbahet më 23 tetor dhe do dëshmojnë 18 emrat e parë, ku do të jenë familjarët e viktimave të kësaj tragjedie.
Ndërkohë, djali i ish-Kryeministrit aktualisht po hetohet në një dosje tjetër lidhur me trafikun e fishekëve dhe dëshmitë në gjyqin e Mediut mund të përdoren nga SPAK për hetimet e dosjes në fjalë.
Emër tjetër është Ylli Pinari. Ky i fundit është ndër të paktët që u dënua për këtë tragjedi dhe bëri disa vite burg. SPAK po ashtu ka kërkuar të pyetet Mihal Delijorgji, një tjetër emër pranë familjes Berisha.
Por nëse shohim listën, mjafton që të dëshmojë vetëm një person dhe fundoset Mediu, Shkëlzeni dhe gjithë kupola e qeverisë së asaj kohe. Bëhet fjalë për gjeneral Luan Hoxhën. SPAK ka kërkuar që ai të merret si dëshmitar dhe të pyetet. Nëse Luan Hoxha u qendron atyre që ka thënë atëherë, pritet tërmet.
Për të qenë më të saktë, më 17 qershor 2009, 15 muaj pas tragjedisë së Gërdecit, produkt i korrupsionit qeveritar, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimi reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, tre ditë më pas, më 20 qershor 2009.
Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa.
“Hoxha tha se, kur vizitoi Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po i kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte diçka të dyshimtë. Ai akuzoi se gjatë gjysmës së dytë të projektit, duke filluar nga dhjetori 2007, ai ishte urdhëruar nga Mediu, për shqetësimet e tij të deklaruara me shkrim Kryeministrit Berisha (dhe Kryetares së Kuvendit Topalli dhe Mediut), si dhe pas presionit të drejtpërdrejtë nga telefoni nga “një i ri”, të cilin më vonë e identifikoi si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që të vazhdonte të dorëzonte municione të kalibrit të lartë në Gërdec dhe ta bënte këtë gjë pa vonesa”, thuhet në kabllogram.
Lista e emrave të dëshmitarëve të SPAK
1. Feruzan Durdaj
2. Zamira Durdaj,
3. Afërdita Canga
4. Alketa Hazizaj,
5. Fejzi Shehu,
6. Rigon Durdaj,
7. Mimoza Kruja,
9. Hekuran Kaca
10. Shkëlqim Prini
11. Nikolin Hazizaj,
12. Mirela Hazizaj,
13. Drita Cani,
14. Ramazan Alla,
15. Uran Deliu,
16. Mirela Dvorani,
17. Ndue Nikolli
18. Adelina Cani,
19. Ilir Kranja,
20. Veiz Muço,
21. Murat Zguri,
22. Fejzi Shehu,
23. Caje Ciku,
24. Arta Prini (Zela),
25. Qemal Mema
26. Zigur Canaj,
27. Julian Pando,
28. Petrit Behari,
29. Zabit Cuku,
30. Sadik Sula,
31. Agim Vrana,
32. Shaban Brahushi,
33. Begator Mane,
34. Bujar (Abdullah) Nasufi,
36. David Clark Howell
37. William Merrit Hart,
38. Sidney Tison Macintyre,
39. Rodney Spenser Taylor,
40. Kol Dedgjonaj,
41. Ismet Drenova,
42. Ardian Mullahi,
43. Plarent Ruka,
44. Bardhyl Hoxha,
45. Sokrat Papadhima,
46. Viktor Përshqefa,
47. Anila Lala (Gjergji),
48. Liza Maksuti,
49. Alma Zili
50. Anjola Agolli,
51. Aldo Bumci,
52. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës,
53. Ylli Pinari,
54. Luan Hoxha
55. Armand Tartari
56. Ndue Marku,
57. Jorgo Mino,
58. Fatbardh Kuçi,
59. Gëzim Oshafi,
60. Denis Hajdari,
61. Agim Babameto:
62. Shkëlzen Madani,
63. Rezart Tërshana,
64. Besnik Dauti,
65. Dashnor Çaushi,
66. Fari Toska,
67. Zenun Fero,
68. Hilmi Laçaj,
69. Sokol Ngjeçi,
70. Mihal Delijorgji,
71. Dritan Minxolli