MENU
klinika

Përdornin pajisje me energji për të zënë peshk

‘Gjueti’ për peshkatarë të paligjshëm, 2 nën hetim!

23.10.2023 - 13:42

Peshkimi i paligjshëm vlerësohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Liqenit të Shkodrës, ku së fundmi është goditur një tjetër rast që ka vënë nën hetim dy peshkatarë.

Dy peshkatarët u u kapën në fshatin Kamicë, teksa gjuanin për peshk me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.“B. H., 45 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe L. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe, u ndaluan për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, njofton policia.

Për pasojë, dy peshkatarët janë vënë nën hetim, ndërsa mjeti lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.