Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule u shpreh për mediat se vendimi i Gjykatës së Durrësit për të shpallur moskompetencë për çështjen Beleri, ndodhi për shkaqe politike. Sipas tij, po bëhet një lojë juridike me qëllim që Beleri të mos betohet, ndonëse është i zgjedhur nga komuniteti i Himarës.
‘Juve e shikoni se topi hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Unë do u thosha të gjithëve, ti hedhim një sy konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Një qytetar i cili prezulmohet i pafajshëm, i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre, si pengohet për të kryer betimin? S’ka asnjë ligj që e pengon të betohet. Ky është një vendim kryekëput politik. Ai mbahet në burg nga kryeministri Rama. Duhet të dallojmë me shumë vëmendje, kushdo mund të jetë i ndaluar por jo i dënuar.’– tha Dule.