MENU
klinika

Në gjyq edhe ambasadorja greke

Gjykata e Lartë vendos sot për ‘fatin’ e Fredi Belerit

12.10.2023 - 10:03

Ditën e sotme është seanca e radhës e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Pasi GJJKO edhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, kërkesa i ka kaluar Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prej gjykatave do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit.

E pranishme në seancën e sotme është edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Beleri e ka konsideruar mbajtjen në burg si politike. Lidhur me mosbetimin e tij si kryebashkiak dhe me mbajtjen e tij në burg kanë reaguar dhe politikanë të Greqisë të cilët herë pas here kanë kërcënuar vendin tonë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Belerit i është refuzuar 5 herë kërkesa për të dalë nga paraburgimi.

Kujtojmë se Fredi Beleri ndodhet në paraburgim që prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale i arrestuar me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 eurosh për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat. Vetë shtetasit Arsen Rama, Beleri i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për to.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.