MENU
klinika

Këshilli i Evropës kritika për minoritetet

“Grekët kërkojnë pronat, maqedonasit sherr me bullgarët”

20.10.2023 - 13:12

Raporti i Këshillit të Evropës vë në dukje faktin se në përgjithësi atmosfera për personat që i përkasin pakicave kombëtare në Shqipëri karakterizohet nga respekti i ndërsjellë, dialogu ndërkulturor, dhe sidomos toleranca ndërfetare.

Megjithatë raporti vë në dukje mungesën e të dhënave të ndara e të besueshme në lidhje me situatën e pakicave kombëtare që nga regjistrimi deri tek gjuha e urrejtjes.

Kuadri ligjor shqiptar për pakicat kombëtare konsiderohet solid, por me natyrë të përgjithshme.

Trafikimi i qenieve njerëzore shihet si një shqetësim i cili ka një ndikim të veçantë tek pakicat kombëtare sidomos tek ata që jetojnë në mjedise rurale, ku shkalla e varfërisë është më e lartë.

Aktet nënligjore për mbledhjen e të dhënave që përcaktojnë rregulloret për personat që i përkasin pakicave kombëtare që ata të identifikohen zyrtarisht si të tillë ende nuk është miratuar. Një draft i parë nga Komiteti Këshillimor konsiderohet se nuk është në përputhje me Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës.

Minoriteteve duhet t`ju ofrohet një bazë e mjaftueshme ligjore për vetëidentifikimin e lire të tyre me shënuesit e identitetit si gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e tyre.

Përsa i përket pjesëmarrjes politike personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë pak mundësi për të marrë pjesë në përfaqësimin në nivel kombëtar dhe në vendimmarrjen e parlamentit. Në nivel lokal, raporti vë në dukje se ka përfaqësues të pakicave në komuna ku grekët dhe maqedonasit përbëjnë shumicën absolute të banorëve.

Personat që i përkasin minoriteteve si romët dhe egjiptianët mungojnë në nivelin kombëtar të vendimmarrjes, ndërsa kanë disa përfaqësues në nivelin lokal të qeverisjes. Ligji për Mbrojtjen e Kombeve. Shqipëria ende as nuk e ka nënshkruar dhe as ratifikuar traktatin mbrojten e gjuhëve të pakicave si pjesë të trashëgimise kulturore të Evropës.

Përfaqësuesit e minoritetit grek kanë theksuar edhe problemet në lidhje me pronat. Ky është po ashtu një problem i përgjithshëm që prek gjithashtu shumicën e shqiptareve, e demonstruar nga fakti se 21% e gjykimeve kundër Shqipërisë ne Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kanë të bëjnë me të drejtën e pasurisë. Një ligj për legalizimin e pronave është miratuar në vitin 2020, por aktet nënligjore ende nuk janë miratuar që do të thotë se ligji për pronat është ende i pazbatueshëm plotësisht.

Përfaqësuesit e pakicës greke kanë paraqitur akuza për korrupsion veçanërisht me pronat në zonat bregdetare ku kërkesa për objekte turistike është e lartë. Sipas tyre në zona si Gjirokastra dhe Saranda ka individë që po përdorin dokumente gjoja të lëshuara gjatë sundimit osman të Shqipërisë për të pretenduar prona të banuara dhe e mirëmbajtura aktualisht nga individë të tjerë veçanërisht nga personat që i përkasin minoritetit grek. Ata argumentojnë se këto dokumente janë të falsifikuara, por megjithatë pranohen nga gjykatat shqiptare.

Një tjetër shqetësim tjeter janë tensionet mes personave që i përkasin pakicës maqedonase dhe dhe pakicës bullgare.

Ata kanë shprehur frikën e tyre se personat që i përkasin pakicës maqedonase mund të vetë-identifikohet si bullgare, sepse kjo e bën më të lehtë marrjen e nënshtetësisë bullgare, dhe jep mundësi për të pretenduar një pasaporte te BE-së.

Përfaqësuesit e pakicës maqedonase pretendojnë se kjo prirje rrezikon të ardhmen e pakicës së tyre duke ulur numrin e personave që vetëidentifikohen si maqedonas. Përfaqësuesit e bullgarëve deklarojnë se minoriteti bullgar ka një histori të gjatë në Shqipëri. Ata e vlerësojnë edhe mbështetjen e marrë nga Sofja veçanërisht për arsimin universitar. Është raportuar se kjo situatë po krijon një nivel tensioni ndërmjet dy pakicave kombëtare si dhe kërcënon marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon.