MENU
klinika

Çfarë urdhëroi prokuroria?

Gruaja shtatzënë godet me thikën e bukës burrin

19.10.2023 - 11:53

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e kombinatit, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.